
Borussia Dortmund mori një fitore 1-3 në transfertë përballë Mainzit, teksa verdhezinjtë sigurojnë kështu një vend në zonën Champions League sezonin tjetër, njofton Insajderi.
Verdhezinjtë mbyllën gjithçka në pjesën e parë duke shënuar dy herë me Gerreiron dhe Marco Reus. Mesfushori Julian Brandt vulosi rezultatin në minutën e 80-të duke dërguar në rrjetë saktësisht një pasim të sulmuesit Haaland.
Me këtë fitore Dortmundi ngjitet në vendin e tretë në klasifikim dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, teksa Eintracht Frankfurti i vendit të pestë ndodhet katër pikë larg ku ka mbetur dhe një ndeshje pa luajtur. /Insajderi.com