Sevilla vs BVB Dortmund u mbyll ashtu siç pritej, me një ndeshje spektakolare, njofton Insajderi.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e shtatë, teksa ish-milanisti Suso shndërroi në gol një asist të Ferndando. Megjithatë festa e Sevillës zgjati vetëm 12 minuta, pasi nga ana tjetër Dortmund filloi një kundërofensivë.
Dahoud në të 19-tën dhe dy golat e Haaland (27’-43’), e mbyllën pjesën e parë në shifrat 1:3 për miqtë nga Gjermania.
Në pjesën e dytë, kontrolli i topit dhe rastet më të mira i takuan spanjollëve. Tentativat e shumta u kurorëzuan në gol nga ana e mesfushorit De Jong, i cili ngushtoi diferencën në 2-3. Por nuk mbaron me kaq, në minutën e katërt shtesë, De Jong pengohet në zonë, por për gjyqtarin ishte ndërhyrje e rregullt. Edhe pas rishikimit të aksionit në teknologjinë VAR, gjyqtari kryesor konfirmoi vendimin e tij.
Kështu Sevilla humbi mundësinë për të barazuar gjithçka në 3-3. Dortmund është një hap larg kualifikimit në fazën tjetër, pasi Sevilla duhet të fitojë me një diferencë prej dy golash për tu kualifikuar, ose të mbajë rezultatin 2-3 për ta shtyrë ndeshjen në minutat shtesë. /Insajderi.com
ERLING HAALAND. MR CHAMPIONS LEAGUE! #UCL 🇳🇴🔥 pic.twitter.com/rdTYlBTRxK
— HaalandReport 🇳🇴 (@HaalandReport) February 17, 2021