
Borussia e Dormtumdit e ka nisur me fitore vitin 2021, teksa ka mposhtur në shtëpi Wolfsburgun, me rezultatin 2-0, njofton Insajderi.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me verdhezinjtë më kërkues. Ishte Akanji i cili në minutën e 66-të, pas një asisti perfekt të marrë nga Sancho, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Dortmundit.
Për golin e qetësisë mendoi anglezi Sancho, i cili në minutën e 91-të finalizon në mënyrë të përkryer një asist nga Emre Can.
Me këtë fitore Dortmundi kalon Wolfsburgun në renditje dhe tashmë pozicionohet në vendin e katër me 25 pikë. /Insajderi.com