Dortmund nuk dorzohet për Erkisen

Dortmund nuk dorzohet për Erkisen

Ekipi nga Bundesliga, Borussia Dortmundi raportohet se do të rikthejë interesimin për mesfushorin e Interit, Christian Eriksen, pas dështimeve që atë t’a transferonin në afatin e kaluar kalimtar.

Sipas Calciomercatos, klubi gjerman dështoi ta transferojë danezin në afatin kalimtar të verës në formë huazimi, por refuzojnë të heqin dorë për shërbimet e tij, pasi ata mendojnë se ai nuk do të përshtatet te ekipi I Antonio Conte, transmeton Insajderi.

Raportohet se Dortmundi do të tentojë që në vitin 2021 ta transferojë 28 vjeçarin, pasi duan ta përforcojnë repartin kreativ të mesfushës dhe oferta drejt ekipit të Inter, do të jetë blerje permanente./Insajderi.com.