Dortmund pëson humbje nga Union Berlin

Dortmund pëson humbje nga Union Berlin

Borussia e Dortmundit po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, ku është larg konkurimit për titull ndaj Bayern Munchen, njofton Insajderi.

Edhe pse vetëm 20 vjeç, Erling Haaland duket se është një peshë e rëndë për klubin gjerman. Që nga momenti kur talenti norvegjez ka qenë jashtë fushave për shkak të dëmtimit, sulmi i “verdhezinjve” e ka humbur tërësisht busullën dhe nuk po mund t’i japë dot fitoren skuadrës.

Dortmundi ka marrë një tjetër humbje në Bundesligë, teksa është mposhtur nga Unioni i Berlinit me shifrat 2-1. As trajneri i ri nuk po sjell paqe në kampin “verdhezi”.

Favre humbi vendin e tij në krye të pankinës për shkak të rezultateve negative, ndërsa emërimi i Terziç deri në fund të sezonit dha shkëndija pozitive një me fitoren e arritur ndeshjen e kaluar, megjithëse problemet duken më të thella dhe po dalin sërish në sipërfaqe. /Insajderi.com