Gjahu për gjeniun

Dortmund po ia merr “fëmijën çudibërës” Manchesterit

Jude Bellingham është futbollist i mirë, por edhe djalë i zgjuar. Ai dëshiron të shkojë në një klub të madh, por edhe të zhvillohet më tej. Më shumë minuta në fushë, më mirë për të. Borussia Dortmund po ia mundëson.

Dortmund po ia merr “fëmijën çudibërës” Manchesterit

Borussia Dortmund do të nënshkruajë me super-talentin e Birmingham City, Jude Bellingham, këtë verë, shkruan The Independent, njofton insajderi.

Anglezi ka qenë i mrekulluar se si BVB kujdeset për talentet e rinj dhe i ka pëlqyer shumë progresimi që ka bërë atje Jadon Sancho, prandaj më shumë dëshiron të shkojë në Gjermani, se sa tek Manchester United.

Besohet po ashtu se ekipi nga Bundesliga i ka premtuar më shumë minuta në fushë, se që do të ketë në Old Traford./Insajderi.com