Dortmund refuzon ofertën e parë nga Manchester United

Dortmund refuzon ofertën e parë nga Manchester United

Klubi gjerman, Borussia Dortmund, ka refuzuar ofertën e parë zyrtare nga klubi i Manchester United, për lojtarin kryesor të tyre Jadon Sancho.

Sipas ESPN, oferta ishte 98 milion euro, por me gjithë këtë shumë, ajo u refuzua, me arsyetimin se ata duhet të shtojnë edhe 22 milion të tjera për Sanchon, pasi ata nuk do ta shesin nën 120 milion euro, transmeton Insajderi.

Jadon Sancho është objektivi kryesor i United në këtë afat kalimtarë dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të vishet me fanellën e kuqe të United në sezonin e ardhshëm./Insajderi.com.