Dortmund shënon ndaj Cityt, momentalisht ekipi i Guardiolës jashtë Championsit

Dortmund shënon ndaj Cityt, momentalisht ekipi i Guardiolës jashtë Championsit

Nga ora 21:00 kanë filluar dy sfidat kthyese të çerekfinaleve në Champions League, ku aktualisht Dortmund po avancon ndaj Manchester Cityt, ndërsa Liverpool dhe Real Madrid po luajnë baras, pa gola, njofton Insajderi.

Borussia Dortmund si nikoqir po avancon 1:0 ndaj Manchester Cityt, me golin e shënuar nga talenti Bellingham, i cili shënoi në minutën e 15-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat është ekipi i Edin Terziç që kalon në gjysmëfinale të kompeticionit më të madh për klube në Europë, pasi ndeshjen e parë City e kishte fituar me shifrat 2:1.

Ndeshja tjetër mes Liverpool dhe Real Madrid po luhet 0:0, teksa me këtë rezultat është ekipi i Zidane që shkon më tutje, për arsye se ndeshjen e parë e kanë fituar në shtëpi me shifrat 3:1. /Insajderi.com