Dortmund shkarkon trajnerin Favre

Dortmund shkarkon trajnerin Favre

Trajneri francez, Lucien Favre, nuk është më trajneri i Borussia Dortmund, teksa drejtuesit kanë vendosur ta shkarkojnë nga drejtimi i skuadrës gjermane, njofton Insajderi.

Shkak për këtë shkarkim të trajnerit, është bërë humbja turpëruese me rezultatin 5-1 në shtëpi nga Stuttgart, diçka që nuk është kapërdirë dot nga drejtuesit e “milionerave”, të cilët kanë marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin.

Në këtë situatë, tashmë Dortmund është në kërkim të një trajneri të ri, me të cilin shpresojnë të arrijnë te rezultatet pozitive në Ligën e Kampionëve dhe suksese në Bundesligë. /Insajderi.com