Douglas Costa nuk po shitet – Juventus detyrohet ta mbajë atë

Douglas Costa nuk po shitet – Juventus detyrohet ta mbajë atë

Braziliani Douglas Cosata, ishte një nga lojtarët që Juventus kërkonte të shiste, por siç duket nuk ka blerës për të, njofton Insajderi.

Sipas mediave në Itali, Juventus do të detyrohet të mbajë Costan edhe për të paktën një sezon, pasi ata nuk po mund të gjejnë blerës për të.

Gjatë kësaj merkato, është përfolur se Manchester United, e ka në shënjestër Costan, si opsion të dytë pas Jadon Sanchos, por çmimi i vendosur nga Juve dhe paga e lartë e tij, janë një problem për ekipet e tjera./Insajderi.com.