Doza të vaksinës COVID-19 janë shitur në “dark web” – a janë ato reale?

Doza të vaksinës COVID-19 janë shitur në “dark web” – a janë ato reale?

Shitësit në 15 tregje të ndryshme “dark web-it” kanë shpërndarë qindra doza të atyre që ata pretendojnë se janë vaksina COVID-19, sipas një studimi të ri nga firma e sigurisë kibernetike Kaspersky. Për më tepër, studiuesit e Kaspersky besojnë se një pjesë e konsiderueshme e atyre shitjeve, madje 30%, mund të jenë të vaksinave aktuale, shkruan CNBC Neës, transmeton Insajderi.

“Ka prova që sugjerojnë se disa nga këta shitës po japin doza të vërteta”, tha Dmitry Galov, një studiues në Kaspersky i cili drejtoi studimin e shitjeve të paligjshme të vaksinave në internet.

“Ka fotografi të paketimit dhe certifikatave mjekësore. Duket sikur disa nga këta njerëz kanë brenda akses në institucionet mjekësore”.

Dozat janë në dispozicion për më shumë se 1,200 dollarë dhe studiuesit e Kaspersky, të cilët përfunduan studimin e tyre dy javë më parë, thonë se disa shitës të vaksinave kanë përfunduar deri në 500 transaksione.

Galov tha se çmimet janë rritur kohët e fundit dhe se të gjitha shitjet kryhen në kriptovaluta, të tilla si bitcoin, duke i bërë të vështira për t’u gjetur. Por të paktën disa nga shitësit pretenduan se ishin të vendosur në Shtetet e Bashkuara, sipas studimit.

Shitësit e tjerë thanë se ishin të vendosur në Evropë. /Insajderi.com