Dr. Anthony Fauci ka fituar çmimin “Dan David” prej një milion dollarësh për “mbrojtjen e shkencës” dhe avokimin për vaksinat që tani administrohen në të gjithë botën për të luftuar pandeminë e Coronavirus-it, shkruan ABC News, transmeton Insajderi.
Fondacioni Dan David me bazë në Izrael të hënën emëroi këshilltarin kryesor mjekësor të presidentit Joe Biden si fituesin e një prej tre çmimeve.
Ai tha se ai kishte fituar njohjen gjatë gjithë jetës së tij si udhëheqës në kërkimin për HIV dhe lehtësimin e AIDS-it, si dhe avokatinë e tij për vaksinat kundër COVID-19.
Në deklaratën e tij, fondacioni privat nuk përmendi ish-presidentin Donald Trump, i cili zhvlerësoi qasjen shkencore të Fauci-t për pandeminë. Por i dha merita Fauci-t për “mbrojtjen me guxim të shkencës përballë kundërshtimit të painformuar gjatë krizës sfiduese COVID”. /Insajderi.com