Draft raporti i OBSH-së: Nga erdhi COVID-19?

Draft raporti i OBSH-së: Nga erdhi COVID-19?

Sipas një drafti kopje të marrë nga Associated Press, një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Kinë për origjinën e COVID-19 thotë se transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm dhe se një rrjedhje laboratori është “jashtëzakonisht e pamundur”, njofton Insajderi.

Gjetjet ofrojnë pak njohuri të reja se si virusi u shfaq për herë të parë dhe lënë shumë pyetje pa përgjigje. Por raporti jep më shumë detaje mbi arsyetimin pas përfundimeve të studiuesve.

Ekipi propozoi kërkime të mëtejshme në çdo fushë përveç hipotezës së rrjedhjes nga laboratori – një teori spekulative që u promovua nga ish-Presidenti i SHBA Donald Trump ndër të tjera.

Gjithashtu u që tha që roli i luajtur nga një treg i prodhimeve të detit ku rastet njerëzore u identifikuan për herë të parë ishte i pasigurt. /Insajderi.com