Dramë në anije: Rreth 6.000 njerëz të bllokuar në anije ku dyshohet se ka të infektuar me korona virus

Ekziston frika se dy udhëtarë të anijes luksoze i cili gjendet në afërsi të bregut italian janë të infektuar nga virusi korona, prandaj rreth 6.000 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit kanë mbetur të bllokuar në anije.

Dramë në anije: Rreth 6.000 njerëz të bllokuar në anije ku dyshohet se ka të infektuar me korona virus

Kruzeri italian “Costa Smeralda” është ndaluar në Qivitavekia afër Romës derisa të kryen testimet të një qifti kinez të cilët janë me ethe dhe simptome tjera të virusit korona.

Raportimet nga Italia pretendojnë se një qift nga Hong Kongu është duke u testuar në anije nga ekspertët e spitalit romak “Spalancani”, të specializuar për sëmundje ngjitëse.

Të izoluarit janë në repartin spitalor në anije të cilën e menaxhon kompania “Costa Crociere”. Pretendohet se qifti ka ethe dhe ka probleme me frymëmarrje, të dy këto simptome të virusit vdekjeprurës të ngjashëm me gripin.

Askush nga 6.000 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit nuk ka leje ta braktisë anijen derisa nuk kryhen ekzaminimet mjekësore, ka thënë zëdhënësi i kompanisë./Insajderi.com.