
Një burrë i panjohur ka hapur zjarr nga arma automatike në një restorant në Bruksel, e më pas është arratisur, lajmërojnë mediet botërore.
Në sulm nuk kishte të lënduar, dhe siç pretendon Reuters, sulmuesi ka qëlluar me “kallashnikov”.
Organet e rendit kanë gjetur tri vrima nga plumbat në dritare të këtij objekti hotelier. Mediet botërore pretendojnë se forcat e policisë janë duke e ndjekur sulmuesin./Insajderi.com.