Draxler kërkohet nga tre klube evropiane

Draxler kërkohet nga tre klube evropiane

Futbollisti i PSG-së, Julian Draxler kërkohet nga tre klube të njohura. Mesfushori 27 vjeçar gjerman nuk preferohet më nga drejtuesit parizienë dhe mund të shitet që në janar, njofton Insajderi.

Milani, Interi dhe Leeds United interesohen për lojtarin e “Pancerave”.

Për zikaltërit, Draxler do të ishte një përforcim mjaft i mirë për mesfushën dhe mund të jetë një element i domosdoshëm duke parë largimin e mundshëm të Cristian Eriksen. Edhe për “Djallin”, Draxler do të bënte mjaft punë në aspektin sulmues.

Tekniku i Leeds United, Marcelo Bielsa nuk është i kënaqur me paraqitjet e skuadrës, pavarësisht shpenzimeve të mëdha në verë pas ngjitjes në Premier League dhe kërkon një lojtar me peshë në skuadër. /Insajderi.com