Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka folur për gjendjen shëndetësore të zyrtarëve të KQZ-së të cilët dyshohet se u helmuan nga zarfet me vota që kanë ardhur nga Serbia.
Tutje, Ajazaj-Berisha ka shtuar se sipas rezultateve që kanë marrë nuk bëhet fjalë për një sëmundje infektive.
”Për momentin me këto rezultate të strisheve përjashtohet që është në pyetje një sëmundje infektive. Të gjitha analizat laboratorike të marra nga instituti i biokimisë edhe strishet e marra sot e përjashtojnë mundësin e një agjensi infektive”, ka thënë ajo.
Sipas drejtoreshën Ajazaj-Berisha, gjendja e pacientëve është e mirë dhe po vazhdon trajtim i tyre.
“Dje kane qene 11 pacient gjatë orëve të pasdites kurse rreth orës 14:00 ka ardhur edhe një paciente tjetër për të njëjta arsye sikurse rastet tjera. Gjendje e pacientes është e mirë. Gjendje shëndetësore e pacientëve është e mirë mirëpo është mirë që të observohen edhe 24 orë që në rast nevoje të jepet ndihma mjekësore”, ka thënë Ajazaj-Berisha. /Insajderi.com