Zyra e Pasaportave në Britaninë e Madhe është duke inkurajuar njerëzit që të aplikojnë për pasaportë të re të udhëtimit në kohë të duhur për këtë vit, pavarësisht nëse ata aplikojnë për një të re ose aplikojnë për herë të parë, përcjell Insajderi.
Ka pasur një rënie të ndjeshme të njerëzve që kërkojnë pasaporta gjatë pandemisë, nga shtatë milionë në një vit normal në katër milionë në 2020, kështu që ekziston rreziku i një numri të madh të njerëzve që aplikojnë në të njëjtën kohë.
Drejtorja e përgjithshme e Zyrës së Pasaportave të Mbretërinë e Bashkuar, Abi Tierney, tha se njerëzit duhet të lejojnë deri në dhjetë javë që dokumentet e tyre të lëshohen ose rinovohen.
“Ata që mund të kenë nevojë të aplikojnë për një pasaportë të re ta bëjnë këtë tani,” thotë ajo për BBC.
Zyra e Pasaportave thotë se do të dërgojë mesazhe me tekst tek personat, pasaportat e të cilëve po i’u afrohet skadenca.
Në këtë moment udhëtimi ndërkombëtar për kohën e lirë është kundër rregullave, por kjo mund të ndryshojë në datën 17 maj. /Insajderi.com