Drejtuesit e Liverpool “përzihen” ne formacionin e Klopp

Drejtuesit e Liverpool “përzihen” ne formacionin e Klopp

Drejtuesit e ekipit të Liverpool, kanë refuzuar kërkesën e trajnerit të tyre, Jurgen Klopp, që ata ta transferojnë mesfushorin e Bayern Munich, Thago Alcantara.

Sipas mediumit gjerman, Kicker, drejtuesit e Liverpool, i kanë treguar Klopp-it, se ata nuk do të paguajnë shumën e kërkuar nga Bayern Munich, për Alcantara, transmeton Insajderi.

Raportohet se Klopp, është fans i madh i mesfushorit të Bayern dhe ky i fundit, ka kërkuar largimin nga ekipi gjerman – lajm ky që u konfirmua nga drejtuesit e klubit bavarez.

Thuhet se shuma e kërkuar për Thiago Alcantara, është rreth 30 milion euro dhe kjo është një shifër e madhe për klubin e Liverpool, pasi ata kanë vendosur të mos shpenzojnë në këtë afat të transferimeve.

Lojtari nga Spanja, ka vetëm edhe një vit kontratë me Bayern dhe nëse nuk shitet në këtë verë, ai do të largohet si lojtar i lirë në sezonin e ardhshëm./Insajderi.com.