Një tjetër humbje dhe rezultat surprizues ka ardhur në mbrëmjen e djeshme për Real Madrid. Ekipi spanjoll ka humbur kundër Shakhtar Donetsk duke rrezikuar seriozisht eliminimin nga Liga e Kampionwve që nga faza e grupeve, njofton Insajderi.
Ky do të ishte një dështim total për madrilenët, ndërsa Zidane e ka mohuar kategorikisht paraqitjen e dorëheqjes.
Mediat në Spanjë kanë raportuar se presidenti i Real Madrid i ka dhënë ultimatum Zidane: “Fito ndaj Mounchegladbach ose largohu”. Por brenda kampit madrilen shpresojnë se në rast dështimi në finalen e fundit Zidane do të largohet vetë dhe nuk do të ketë nevojë për shkarkim. /Insajderi.com