Llapi ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Vushtrrisë, Dren Ahmeti, njofton Insajderi.
Ahmeti ka nënshkurar kontratë tri-vjeçare për klubin, dhe është shprehur shumë i kënaqur, duke premtuar shumë për të ardhmen.
“Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur i bashkohesh një skuadre me traditë, tashmë skuadër që merr pjesë në gara evropiane. Do ta bëj maksimumin tim dhe iu premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja për klubin”, u shpreh fillimisht Ahmeti.
Tutje 22 vjeçari dha edhe një premtim tifo-grupit të llapit “Legjendat”.
“’Legjendave’ u premtoj gola e asistime e ndeshje të mira në vazhdimësi që Llapi të jetë sa më lartë në tabelë, pse jo, dua edhe titullin kampion me këtë skuadër”.
Dren Ahmeti është 22 vjeçarë dhe luan si sulmuesi i krahut të djathtë, por mund të luajë edhe në krahun e majtë dhe si mesfushorë ofansiv.
Këtë edicion me Vushtrrinë ai arriti të shënojë dy gola dhe asistoi gjashtë herë. /Insajderi.com