
FC Ballkani është lider i ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit kanë arritur që të dalin fitues në derbin e zhvilluar sot ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 3-2, shkruan Insajderi.com.
Ishin mysafirët që shënuan të parët në këtë takim me anë të Kreshnik Ukës i cili e tundi rrjetën në minutën e 25-të.
Përkundër mundësive nga të dyja skuadrat, në pjesën e parë nuk pati më asnjë gol të shënuar, teksa dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë mysafirët e dyfishuan epërsinë. Edhe këtë herë, realizator ishte Kreshnik Uka i cili shënoi nga pika e bardhë.

Foto nga ndeshja Ballkani-Drenica
Por, ekipi vendas nuk u dorëzua dhe arriti që ta ngushtojë rezultatin vetëm pesë minuta më pas, ndërsa për golin e barazimit u përkujdes Rrustem Hoxha.
Për epilogun përfundimar u përkujdes Armend Thaqi me golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 83-të të ndeshjes.
Një ndeshje tjetër e cila u zhvillua në të njëjtin orar ishte Malisheva-Gjilani e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Për të parë golin e parë në këtë takim u desh të pritej deri në minutën e 67-të kur për Malishevën shënoi Marc Olivier.
Por, ky gëzim i vendasve zgjasti vetëm pesë minuta pasi Gehard Progni e barzoi rezultatin për të i siguruar skuadrës së tij një pikë në këtë ndeshje.
Pas këtij barazimi, Gjliani mbetet në vendin e tretë me 13 pikë, kurse Malisheva është në vendin e katërt me një pikë më pak./Insajderi.com