Drenica fiton sfidën e mbijetesës kundër Llapit

Drenica fiton sfidën e mbijetesës kundër Llapit

Drenica ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë kundrejt një rivali direkt siç është Llapi, të cilën e ka mposhtur me rezultat 4:2 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të në Superligë, njofton Insajderi.

Që në start, ndeshja ishte e zjarrtë, pasi në 10-të minutat e parë u shënuan dy gola. Fillimisht kaloi në epërsi Drenica me autogolin e shënuar nga Monin në minutën e katërt, ndërsa pas vetëm pesë minutash, mysafirët barazuan rezultatin me anë të Hossari. Me shifrat e barabarta u mbyllën 45’ minutat e parë të ndeshjes.

Pjesë e dytë prodhoi edhe katër gola të tjerë, tre shënuan nikoqirët dhe një e realizuan miqtë.

Rapo në minutën e 48-të riktheu epërsinë për Drenicën, ndërsa Meziu në minutën e 80-të çoi shifrat në 3:1, por pas katër minutash, mysafirët ngushtuan rezultatin me Gardasevic duke rihapur sfidën. Mirëpo, Dumani ishte ai që vendosi se të tre pikët do të mbesnin në Skenderaj, duke shënuar për rezultatin përfundimtar 4:2.

Me këto  tre pikë, Drenica kalon Llapi në renditje duke i ngjitur në vendin e pestë në tabelë me 41 pikë, ndërsa Llapi zbret në vendin e gjashtë në kuotën e 39 pikëve. /Insajderi.com