Drenica mposht Ballkani në shtëpi, e zbret në vendin e tretë

Drenica mposht Ballkani në shtëpi, e zbret në vendin e tretë

Drenica ka befasuar në shtëpi liderin e Superligës, Ballkanin, të cilin e ka mposhtur me shifrat 2:1, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të në Superligë, njofton Insajderi.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”, vendasit shënuan të parët duke realizuar në minutën e 19-të, kur Uka shënoi për epërsinë fillestare. Rezultat me të cilin u mbyllën 45’ minutat e parë.

Në pjesën e dytë, Drenica dyfishoi rezultatin kur Dennison shënoi për 2:0, kur po zhvillohej minuta e 50-të e takimit.

Pas vetëm një minutë, mysafirët hapën takimin kur Zeka ngushtoi rezultatin, mirëpo deri në fund kjo ishte e tëra që arriti të bënte ekipi i Shkëmbit në këtë takim, pasi tre pikët i ndali Drenica.

Me këtë disfatë, Ballkani zbret në vendin e tretë në ligë me 67 pikë, dy më pak se Prishtina liderë, ndërsa me këto tre pikë, Drenica ka bërë një hap të madh drejt mbetjes në Superligë, pasi aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë me 38 pikë. /Insajderi.com