Drenica mposht minimalisht Feronikelin

Drenica mposht minimalisht Feronikelin

Gjatë të martës, Superliga e Kosovës ka vazhduar me javën e 12-të, ku derbi i Drenicës, mes skuadrës nga Skenderaj, Drenicës, dhe skuadrës nga Drenasi, Feronikelit, i ka takuar Drenicës me rezultat minimal, njofton Insajderi.

Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndaj rivalëve të Feronikelit.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa takimi u vendos vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, në minutat e fundit të kohës shtesë. Në përpjekje për të larguar topin, lojtari i Feronikelit, Argjend Malaj, e dërgon në portën e vet.

Kështu, me këtë fitore Drenica shkon në 18 pikë të grumbulluara dhe ndodhet në vendin e katërt, ndërsa pas kësaj humbje, Feronikeli mbetet në kuotën e 12 pikëve dhe ndodhet në vendin e shtatë në tabelë. /Insajderi.com