
Formën e jashtëzakonshme e ka vazhduar Drenica edhe në përballjen e fundit. Llapi edhe pse vendës është mposhtur nga ekipi mysafir me rezultat 2:0.
Pas 27 minutave, Drenica krijoi epërsi me golin e Alban Shillova.
I njëjti futbollist, pa përfunduar pjesa e parë, realizoi edhe një gol tjetër në portën e Llapit.
Shillova ishte më meritori pse Drenica i mori tri pikë në Llap, duke fituar 2:0.
Drenica është në vendin e shtatë me 34 pikë, kurse Llapi në të gjashtin me tri pikë më shumë.
Insajderi.com