Klubi nga Skenderaj, KF Drenica, gjatë ditës së mërkure ka zyrtarizuar transferimin e një lojtari nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, njofton Insajderi.
Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, ka transferuar nga Vllaznia e Shkodrës, mesfushorin Behar Ramadanin. Për lojtarin, kjo do të jetë aventura e parë në futbollin Kosovar.
Më herët, mesfushori 30 vjeçar ka mabjtur veshur fanellën e Luftëtarit dhe Tërbunit në Shqipëri.
Hapësirat për Ramadanin këtë sezon kanë qenë të pakta në radhët e Vllaznisë, ku në total numëron vetëm gjashtë paraqitje në fushën e lojës me 80 minuta të zhvilluara gjithsej. /Insajderi.com