Drenica vs Gjilani, ndeshja e vetme në Superligë ditën e sotme

Drenica vs Gjilani, ndeshja e vetme në Superligë ditën e sotme

Sot me fillim nga ora 15:00, pritet të zhvillohet ndeshja e fundit e gjiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll, njofton Insajderi.

Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit, pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” të Skënderajt.

Vendasit kërkojnë të shënojnë fitore përball mysafirëve nga Gjilani, kështu duke shfrytëzuar terenin vendas, kështu duke kërkuar të arkëtojnë tre pikë të radhës.

Në anën tjetër, të përzgjedhurit e teknikut shqiptar, Gentjan Mezanit, kërkojnë të nxjerrin rezultat pozitiv nga kjo transfertë e vështirë.

Të dyja skuadrat, pas tre gjirosh kanë tubuar nga katër pikë, dhe ndodhën në pozitën e gjashtë, respektivisht të shtatë në radhitjen tabelare në Superligën e Kosovës në futboll. /Insajderi.com