Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, Bledar Devolli ka dhëne dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Drenicës, me këta të fundit që nuk kanë vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin, njofton Insajderi.
Do të jetë Sami Sermaxhaj trajneri i ardhshëm i Drenicës, i cili është prezantuar ditën e sotme nga drejtuesit e klubit. Sermaxhaj në të kaluarën, ka drejtuar edhe Ballkanin, ku e udhëhoqi skuadrën nga Suhareka për 25 ndeshje, në sezonin 2018-2019.
Njoftimi i klubit:
Klubi tashmë ka arritur akordin me trajnerin e njohur, Sami Sermaxhaj.
Ai sot është prezentuar në ambientet e klubit i shoqëruar nga Drejtori Sportiv, Lulzim Fazliu. Ish-trajneri i Ballkanit, Prishtinës e shumë skuadrave tjera kosovare, do ta udhëheq ekipin tonë deri në përfundim të këtij stinori.
Së bashku me Kryetrajnerin Sermaxhaj, ndihmës trajner është emëruar edhe Petrit Rushiti, i cili do t’i asistojë Sermaxhajt në punën e tij.
Qëllimi kryesor është arritja e objektivit, mbetja në elitën e futbollit kosovar.
Na prift e mbara!
/Insajderi.com