Drilon Ibrahimi siguron pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike

Drilon Ibrahimi siguron pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike

Drilon Ibrahimi çoi në dhjetë, numrin e sportistëve që do të përfaqsojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Insajderi.

Komisioni tre-palësh, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shenjëtarisë, i konfirmuan KOK-ut se sportistit i është ofruar një vend me ftesë.

35 vjeçari nga Vitia, thekson se pjesëmarrja në Olimpiadë është synim i kahmotshëm i tij.

“Kam pasur shpresa që do të ftohem, është ëndërr e çdo sportisti që të marrë pjesë në Lojërat Olimpikë, sepse është një rrugë e gjatë dhe e vështirë të arrish në nivele olimpike”, tha Ibrahimi.

Lojërat e shtyera Olimpike “Tokyo 2020”, mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht të këtij viti./insajderi.com