Drita apelon në CAS – Ata janë optimistë

Drita apelon në CAS – Ata janë optimistë

Kampioni I Kosovës në futboll, Drita, është e bindur se ata padrejtësisht janë eliminuar nga turneu preliminar i Ligës së Kampionëve. Shkaku i rasteve me Covid 19 – UEFA pati marrë vendim ta eliminojë Dritën, që ishte kualifikuar në finale të turneut të zhvilluar në Nyon të Zvicrës javë më parë.

Skuadra nga Gjilani, kërkon nga UEFA që t’u kompensohen koeficienti dhe mjetet financiare, pasi pretendim tjetër nuk mund të ketë,

“Ne jemi optimistë se padrejtësia që na është bërë neve si klub, mendoj se kemi pasur arsye të kërkojmë të drejtën tonë. Flitet që Drita do të përfitojë financiarisht, por nuk është ashtu, kërkesa jonë është që të dalim faqebardhë për etiketimin që na është vënë, kurse çfarëdo që vjen tjetër është i mirëseardhur, por ne presim një vendim të CAS-it, që shpresojmë të jetë në dobinë tonë. Për këtë është angazhuar edhe avokati ynë, e që besoj se brenda pak ditësh do ta dërgojë lëndën në CAS”, tha drejtori sportive I Dritës, Zymberi për KTV, transmeton Insajderi.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, është i bindur se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të vendosë në favor të tyre. CAS-it, Drita pritet t’i drejtohet brenda pak ditësh.

Avokat i Dritës për këtë çështje është Luca Tettamanti, që më herët për mediumet e huaja kishte deklaruar se ka bërë gati ankesën e Dritës në bazë të fakteve./Insajderi.com.