
Derbi i javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar klubit gjilanas, Dritës, që e mposhti sot Prishtinën në udhëtim.
Mysafirët fituan këtë përballje minimalisht, me golin e vetëm të shënuar nga mesfushori Xhevdet Shabani.
Shabani realizoi në minutën e 32 të takimit.
Drita është njëra nga skuadrat më të përforcuara të këtij stinori të Superligës së Kosovës në futboll.