Gjatë të dielës, Superliga e Kosovës në futboll ka vazhduar me javën e 35-të kampionale, teksa në këtë xhiro u vendos edhe titulli i kampionit, njofton Insajderi.
Me fitoren e Prishtinës ndaj Gjilanit, kryeqytetasit siguruan titullin e kampionit, ndërsa ndjekësit me të afërt të saj, Drita dhe Ballkani gjithashtu shënuan fitore.
Drita ka shënuar fitore si mysafire e Drenicës, duke e mposhtur 0:3, me golat e Limanit, Shabanit dhe Alidemës.
Ballkani në sfidën tjetër ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me shifrat 4:3. Golat për suharekasit u shënuan nga Krasniqi, Hoxha dy herë dhe Daku, ndërsa golat për mysafirët u realizuan nga Muja, Shala dhe Memaj.
Në sfidat tjera u arritën këto rezultate:
Arbëria – Llapi 3:2
Feronikeli – Besa 3:1
Gjilani – Prishtina 1:2
Tabela:
- Prishtina 78 pikë
- Drita 73 pikë
- Ballkani 71 pikë
- Gjilani 48 pikë
- Llapi 42 pikë
- Drenica 42 pikë
- Feronikeli 41 pikë
- Arbëria 40 pikë
- Trepça ’89 39 pikë
- Besa 12 pikë
/Insajderi.com