Derbi i javës së 34-të në Superligë i zhvilluar në Gjilan mes Dritës dhe Ballkanit është mbyllur pa fitues, me shifrat e barabarta 1:1, njofton Insajderi.
Fillimisht në minutën e 17-të, nikoqirët kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Xhevdet Shabani, teksa goli i barazimit do të vinte në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë të ndeshjes, kur për shifrat 1:1 do të realizonte golashënuesi i më i mirë i Superligës, Mirlind Daku.
Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë, por ky doli të ishte edhe rezultati final i derbit, pasi deri në fund ekipet nuk ia dolën të shënonin për të arkëtuar pikë të plota nga kjo sfidë.
Me këtë barazim, të dyja ekipet kanë mbetur mbrapa në luftën për titull, pasi Drita ndodhet në vendin e dytë me 70 pikë, pesë më pak se Prishtina e vendit të parë, ndërsa Ballkani ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 68 sosh. /Insajderi.com