
Gjatë të shtunës, në Superligën e Kosovës u zhvilluan dy ndeshje, teksa njëra mes Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për një datë tjetër, njofton Insajderi.
Në ndeshjen e parë që ishte në program, liderja e ligës, Drita ka barazuar në shtëpi me shifrat 1:1 ndaj Drenicës. Të dy golat e sfidës u shënuan në pjesën e parë, teksa të parët kaluan në epërsi nikoqirët me Shabanin (29’), mirëpo Zabërgja riktheu baraspeshën (42’).
Në takimin tjetër, Besa ka shkaktuar befasi duke mundur me rezultat 2:1 Feroniklein. Golat për pejanët u shënuan të dyjat nga Tahiri (15’-39’), ndërsa golin e barazimit të përkohshëm për mysafirët e shënoi Simonovski (28’).
Drita mbetet lider me 55 pikë, Drenica renditet në vendin e nëntë me 27 pikë, Besa shkon në 10 pikë, megjithëse mbetet në vendin e fundit, ndërsa Feronikeli ndodhet në vendin e gjashtë me 31 sosh. /Insajderi.com