Drita dhe Feronikeli ndajnë pikët

Drita dhe Feronikeli ndajnë pikët

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, drita dhe Feronikeli kanë ndarë pikët, duke luajtur me rezultat të barabartë 1:1, njofton Insajderi.

Në derbin e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll, të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me golin e sulmuesit nga Malisheva, Mendurim Hoti, i cili u gjend më së miri në zonën kundërshtare, pas një topi të kthyer nga portieri. E tëra kjo, ndodhi pesë minuta para se skuadrat të shkojnë në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, nikoqirët nga Gjilani nuk mund të pajtoheshin assesi me këtë rezultat, pasi së paku nga ky takim, kërkonin të evitonin humbjen.

Kur kishin mbetur edhe 15’ minuta deri në fund të takimit, më në fund erdhi goli i shumë pritur për Dritën, Ajzeraj shënoi golin e barazimit, gol që doli të ishte i rezultatit final, Drita 1:1 Feronikeli.

Pas kësaj pike, Drita shkon në kuotën e 27 pikëve, ndodhet dy pikë pas liderit Ballkanit, ndërsa Feronikeli ndodhet në pozitën e shtatë me 16 pikë. /Insajderi.com