“Drita e gjelbër” nga UEFA, Shqipëri – Francë në ‘Arena Kombëtare’

“Drita e gjelbër” nga UEFA, Shqipëri – Francë në ‘Arena Kombëtare’

Nëse kishte mbetur ndonjë dyshim nëse “Arena Kombëtare” do të licencohej për ndeshjen kualifikuese të 17 nëntorit, kundër Francës, atë e ka hequr qeveria e futbollit europian, si organizatore e kompeticionit.

Në faqen zyrtare, UEFA ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin ku do të luhet takimi, duke zyrtarizuar impiantin e ri, i cili u testua me ndeshjen e futbollit të femrave, Vllaznia – Apolonia 2-0.

Inspektorët e UEFA-s, ndonëse kanë lënë disa detyra për t’i plotësuar nga pala shqiptare, kanë dhënë miratimin për licencimin e stadiumit. /SS/