Drita e suksesshme edhe në Evropë – fitojnë ndaj Inter Escaldes

Drita e suksesshme edhe në Evropë – fitojnë ndaj Inter Escaldes

Ekipi kampion i Ipko Superligës së Kosovës në Futboll, Drita, ka fituar përballjen e saj ndaj Inter Escaldes, me rezultat 2 me 1.

Drita kaloi e para në epërsi, në minutën e 21’, përmes veteranit, Xhevdet Shabani, por rezultati u barazua menjëherë nga Garcia, në minutën e 29’

Në fund të pjesës se parë, Drita e gjeti portën edhe një herë, përmes Namani-t, saktësisht në minutën 45+3’ të kohës shtesë, raporton Insajderi.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, kështu Drita duke fituar një ndeshje tejet të rëndësishme që e kualifikon në ndeshjen finale të raundit të parë, ku do të ndeshet me ekipin nga Irlanda Veriore, Lanfield./Insajderi.com.