Drita është kampion i Ipko Superligës së Kosovës në futboll

Drita është kampion i Ipko Superligës së Kosovës në futboll

Gjilani dhe Ballkani, kanë barazuar 2 me 2 në ndeshjen e parafundit të kampionatit, duke bërë që Drita të shpallet kampion, pasi tani më as matematikisht nuk është e mundur që të arrihet lideri, Drita, raporton Insajderi.

Gjilani e filloi mjaft mirë, duke kaluar në epërsi në minutën e 43’ përmes Shabanit dhe arriti që ta mbyllë ndeshjen me këtë epërsi. Por në pjesën e dytë, ekipi i Ismet Munishit nuk kishte se çfarë të humbiste dhe realizoi dy gola të shpejtë, përmes Dakut dhe Jetmir Topallit. Por, në minutën e 95’, ekipi i Gjilanit realizoi përmes Rizek dhe kështu humbi shpresat edhe të ekipit të Ballkanit për titullin e sivjetmë.

Tani Gjilani dhe Ballkani do të luftojnë për një pozitë që dërgon në garat evropiane./Insajderi.com.