Drita huazon dy futbollistë te skuadrat e Ligës së Parë

Drita huazon dy futbollistë te skuadrat e Ligës së Parë

Klubi nga Gjilani, Drita ka huazuar dy futbollistë të saj në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Insajderi.com.

Për shkak të minutazhës së kufizuar për dy futbollistët, gjilanasit kanë vendosur që Enhar Cakolli të huazohet te KF Ferizaji, ndërsa Henriy Onoka të huazohet te KF Arbëria.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjilanase përmes rrjetit social “Facebook”.

Kohëzgjatja e huazimit të tyre te këto dy skuadra do të jetë një-vjeçare.

Cakolli është 21-vjeçar dhe luan në pozitën e mbrojtësit anësor, ndërsa Onaka është 22-vjeçare, ndërsa edhe ky luan në pozitën e mbrojtësit anësor./Insajderi.com