Klubi kampion i Kosovës, Drita u ka dërguar fanella të personalizuara për Grupin e Kumanovës, i cili vuan dënim me burg nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi.
Njëri prej të dënuarve, Naser Bajraliu zbuloi “dhuratën” e marrë nga klubi i Dritës.
Grupi i Kumanovës njihet për përplasjen e armatosur në 9-10 maj 2015 në “Lagjen e Trimave” me policinë maqedonase.
Nga shkëmbimet e vazhdueshme të zjarrit u vranë 10 pjesëtar nga Grupi i Kumanovës, tetë policë maqedonas, ndërsa u plagosën 37 punonjës të rendit.
28 pjesëtarët e Grupit të Kumanovës u kapën nga policia maqedonase dhe u dënuan me burgime të rënda për “terrorizëm”. Megjithatë, është kërkuar të kryhet një hetim ndërkombëtar për dënimin e tyre. /Insajderi.com