Drita ka mposhtur bindshëm Drenicën

Drita ka mposhtur bindshëm Drenicën

Skuadra kampione nga Gjilani, Drita, ka mposhtur me rezultat të thellë prej 4:1, skuadrën nga Skënderaj, Drenicën, në kuadër të gjiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, njofton Insajderi.

Pas vetëm dy minutash lojë, gjilanasit kaluan në epërsi me golin e  shënuar me kokë nga Bujar Shabani, ndërsa për golin e dytë për vendasit, u përkujdes ta shënonte Hamdi Namani pas 20’ minutash lojë. Ndërsa për rezultatin e pjesës së parë, shënoi në minutat e fundit, Kastriot Rexha, duke shënuar me kokë për 3:0. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Drenica u mundua të ngushtonte epërsinë, qëllimi ia arrit Baton Zabërgja, duke shënuar një gol të bukur nga një goditke e fuqishme për rezultatin 3:1.

Kur Drenica kishte ofenazivën për të shënuar golin e dytë, ,mirëpo lojtarët e Dritës menduan ndryshe, duke realizuar golin e katërt me anë të Betim Haxhimusës, për rezultatin përfundimtar 4:1.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 13 pikëve pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa me këtë disfatë, Drenica mbetet në kuotën e tetë pikëve pas tetë javësh. /Insajderi.com