Ekipi kampion aktual, Drita nga Gjilani ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në Mitrovicë, kundër ekipit të Trepçës ’89, njofton Insajderi.
Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, vizitorëve nga Gjilani i mjaftoi vetëm një fol, për tu kthyer me pikë të plota nga ky takim.
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Xhevdet Shabani pas vetëm një çereku lojë të zhvilluar. Me rezultat minimal për mysafirët u mbyll pjesa e parë, mirëpo që doli të ishte edhe rezultati final i ndeshjes.
Me këto tre pikë, Drita i afrohet liderit Ballkanit në vetëm tre pikë, por skuadra nga Gjilani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, me këtë humbje, Trepça ’89 mbetet në 14 pikë pas 11 javësh, në pozitën e gjashtë në tabelë. /Insajderi.com