Drita përball ekipit nga Mali i Zi për UEFA Conferenc Cup

Drita përball ekipit nga Mali i Zi për UEFA Conferenc Cup

Është hedhur shorti për raundin e parë të UEFA Conferenc Cup në Nyon të Zvicrës, shkruan Insajderi.

Ekipi nga Kosova, KF Drita, ka mësuar kundërshtarin e saj për këtë raund.

Klubi kosovar do të përballet me Deçiç nga Tuzi i Malit të Zi.

Në këtë përballje Drita fillimisht do të jetë mysafire e skuadrës në Mal të Zi, për të zhvilluar pastaj ndeshjen kthyese në Kosovë.

Klubi gjilanas edicionin që lam pas përfundoi në vendin e dytë në tabelë, ku siguroi pjesmarrje në kompeticionin më të ri nga UEFA./insajderi.com