Drita sigurt drejt titullit

Drita sigurt drejt titullit

Drita nga Gjilani, ka fituar ndeshjen ndaj Drenicës me rezultat minimal, por të mjaftueshëm për të marrë të tre pikët dhe për të vazhduar luftën për titull.

Drenica kishte vendosur që të luaj në mënyre taktike, duke u mbrojtur e duke sulmuar nga kundërsulmet, prandaj edhe ndeshja nuk sha shumë raste e gola. Drita arriti epërsinë dhe golin e vetëm, në fillim të pjesës së dytë, përmes Xhevdet Shabanit dhe më pas edhe ekipi i Dritës ishte mbyllur për të ruajtur epërsinë dhe për të fituar të tre pikët, raporton Insajderi.

Drenica me këtë humbje, rrezikon edhe më rënien nga liga, ndërsa Drita me këtë fitore i ka siguruar garat evropiane dhe pret vetëm një gabim të Gjilanit kundër Ballkanit, për të festuar titullin, në një sezon jashtëzakonisht interesant dhe të ngushtë./Insajderi.com.