
Arkitekti i sukseseve të medalisteve kosovare, Driton Kuka, ishte në mesin e ekipit olimpik të xhudos që morën fjalën me rastin e kthimit të xhudisteve olimpik në Kosovë, shkruan Insajderi.
“Unë do të flas pak më shkurt se flasin medaljet”, është e nisi Kuka.
“Duke u falënderuar në radhë të parë Majlinda Kelmendin, e cila fitoi medaljen e artë olimpikë në “Rio 2016”, në mënyrë që xhudistët tanë të vazhdojnë rrugëtimin dhe tash Kosova t’i ketë tri medalje të arta”, vazhdoi ai.
Ai tha se suksesin e xhudos duhet ta ndjekin edhe sportet tjera dhe të arrijnë në nivele të larta.
Trajneri e ka quajtur një mrekulli faktin që Kosova ka tri medalje të arta olimpike, duke thënë se kishte shkuar në Japoni për së paku një medalje dhe u kthye me dy.
Ekipi i xhudos arriti sukses historik në këto Lojëra Olimpike, duke fituar dy medalje të arta nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova./Insajderi.com