Dua Lipa debuton në muzikën latine dhe po kryeson në top lista

Dua Lipa debuton në muzikën latine dhe po kryeson në top lista

Dua Lipa ka debutuar në industrinë e muzikës me shumë stil – ajo kryeson në top listat e këngëve latine, njofton Insajderi.

“Un Día” nga Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny dhe Tainy renditet në Nr.1 në sondazhin e “Hot Latin Songs” të datës 8 gusht.

Bashkëpunimi bilingual, lëshuar në 24 korrik, rrëzoi nga froni një bashkëpunim tjetër nga Black Eyed Peas, Ozuna dhe J.Rey Soul me këngën “Mamacita” që qëndroi në top listë për tre javë rresht.

“Un Día” u prodhua nga Tainy dhe u publikua me një video muzikore të drejtuar nga Kolumbian Stillz i cili paraqet aktoren spanjolle Úrsula Corberó (nga filmi “La Casa De Papel). /Insajderi.com

Burimi: Billboard