Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla është ndër emrat më të përfolur aktualisht në mediet italiane.
Sa thonë se nënshkroi me Juventus, kthehen lajme që afër është Inter.
Ditën e hënë, në garë është futur edhe Lazio, që në kampionat është kundërshtari më i fortë i Juventus dhe vetëm një pikë është dallimi mes tyre.
Marash Kumbulla është qendërmbrojtës i ekipit Hellas Verona, vlera reale e tij në treg është 22.5 milion euro.
Megjithatë, Verona ka kërkuar rreth 35 milion euro për ta liruar 20 vjeçarin, ndryshe, do ta mbajë edhe një sezon tjetër./Insajderi.com