Dubai apo Abu Dhabi, cili ia vlen më shumë të vizitohet

Dubai apo Abu Dhabi, cili ia vlen më shumë të vizitohet

Kur bëhet fjalë për të zgjedhur për destinacione luksoze pushimesh, Lindja e Mesme është destiancioni që kryeson listat. Dy qytetet më të rëndësishme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai dhe Abu Dhabi janë dy prej destiancioneve që zgjidhen nga shumë turistë. Por cili prej këtyre të dyve ia vlen më shumë që të vizitohet?

Më poshtë do të lexoni disa prej pyetjeve më të rëndëishme, për t’ju dhënë një përgjigje sa më të saktë në këtë drejtim:

A është Dubai dhe Abu Dhabi e njejta gjë?

Edhe pse të shumtë mund të jenë personat që ngatërrohen si pasojë e ngjashmërisë së emrave të tyre, Dubai dhe Abu Dhabi nuk janë e njejta gjë. Abu Dhabi është qendra qeveritare e Emirateve të Bshkuara Arabe, ndërsa Dubai është më shumë një qendër ndëkombëtare për bizneset dhe turizmin. Fatmirësisht, këto dy qytete janë vetëm një orë e gjysmë larga nga njëri-tjetri, prandaj nëse vendosni të vizitoni njërin prej tyre mos lini pa vizituar edhe tjetrin.

A është Dubai më i mirë se Abu Dhabi?

Nëse ju e konsideroni Dubain më të mirë se Abu Dhabin (apo e anasjellta), varet vetëm nga natyra e vizitës suaj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

A është Dubai më i shtrenjtë se Abu Dhabi?

Si Dubai ashtu edhe Abu Dhabi janë qytete shumë të shtrenjta. Por duke qenë se Dubai është më i frekuentuar nga turistët, këtu ju do të keni mundësi që të gjeni hotele më të lira.

A është Dubai më i sigurtë se Abu Dhabi?

Si Dubai ashtu edhe Abu Dhabi janë qytete shumë të sigurta, madje këto dy qytete renditen si dy prej më të sigurta në botë. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i vrasjeve në Emiratet e Bashkuara Arabe është vetëm 0.3 për qind në 100,000 banorë.

Cili është kodi i veshjesh në Dubai dhe në Abu Dhabi?

Edhe pse Emiratet e Bashkaura Arabe, janë një shtet kryesisht mysliman, kodi i veshjes këtu nuk është strikt saç mund të jetë në qytete të tjera të Lindjes së Mesme. Por kjo nuk do të thotë kurrësesi se ju mund të shëtisni në rrugë më bikini, sado afër plazhit të jeni.

Çfarë e bën Dubain të veçantë?

Ky qytet konsiderohet si një prej qyteteve që ka marrë zhvillim shumë të shpejtë. Ai është shdnërruar nga një qytet pa rëndësi në një prej qendrave më të rëndësishme të biznesit në botë, gjatë një periudhe 40 vjeçare.

Çfarë e bën Abu Dhabin të veçantë?

Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, i cili laget nga ujërat e gjirit Persik, ka disa prej atraksioneve më të vizituara nga turistët, ku mund të përmendim, Xhaminë Sheikh Zayed, Pallatin Mbretëror, Qendrën tregtare Marina, Parkun e Ferrarit, të cilëuar ndryshe si Bota e Ferrarit në Abu Dhabi, etj.

Kur duhet të shkoni në Dubai?

Duke qenë se nddhet në shkretëtirë, vera aty është me temperature shumë të larta. Prandaj, periudha më e mirë për të vizituar këtë qytet është dimri, periudhë gjatë së cilës ju do të kënaqeni nga moti i mirë, dhe kur temperaturat nuk do të jenë aspak të larta.

Kur duhet të shkoni në Abu Dhabi?

E njeta gjë vlen edhe për Abu Dhabin. Periudha më e mirë për ta vizituar atë është dimri, dhe veçanërisht dhejtori dhe janari.

Shopping në Dubai?

Këtu do të mbeteni të habitur nga madhësia e qendrave tregtare, të cilat mund të thuhet pa frikë se kanë madhësinë e një qyteti të vogël. Brande eksklusive, dyqane të disa prej stilistave më në zë të botës, brande të mirënjohura të kozmetikës, supermarkete ku nuk mungon asgjë, kinema ose teatër, restorante nga më luksozët e deri tek fast-food-et, janë disa prej lehtësirave të cilat ju do t’i gjeni brenda një qendre të vetme tregtare në qytetin e Dubait.

Shopping në Abu Dhabi?

Ndërsa në Abu Dhabi, një prej qendrave më të famshme ku ju mund të gjeni gjithçka është Qendra Marina.

Çfarë të vizitoni në Dubai?

Pikat turistike të Dubait janë të shumta, por ne kemi përzgjedhur disa prej më të frekuentuarave:

  • Burj Khalifa (Ndërtesa më e lartë në botë),
  • Qendra tregtare Dubai
  • Muzeu i Dubait
  • Bastakia (Dubai i vjetër),
  • Shtëpia e Sheikut, Saeed Al-Maktoum (i cili e drejtoi këtë qytet nga 1921 deri në 1958),
  • Xhamia Jumeirah, etj

Çfarë të vizitoni në Abu Dhabi?

Një destinacion ideal për të kaluar pushimet me familjen tuaj. Ja se nga mund t’ia filloni:

  • Xhamia e Sheikut Zayed Grand Mosque
  • Parku i Ferrarit
  • Kulla e Vëzhgimit në 300 metra lartësi
  • Qasr Al-Hosn , ndërtesa më e vjetër në Abu Dhabi
  • Spitali veterinar, Abu Dhabi Falcon Hospital
  • Parku ujor Yas Ëaterëorld
  • Ishulli Yas
  • Parku Zoologjik i Emirateve

Sa mund të jenë çmimet në Dubai?

  • $3 – 3km me taksi 
  • $2 – bileta e Metrosë
  • $5 – kosotoja e një mëngjesi të lirë  
  • $6 – kosotoja e një dreke të lirë  
  • $8 – kosotoja e një darke të lirë  
  • $8 – Birra              

Sa mund të jenë çmimet në Abu Dhabi?

  • $2 – 3km me taksi 
  • $0.5 – Bileta e autobuzave publikë
  • $4.5 – – kosotoja e një mëngjesi të lirë  
  • $8 – – kosotoja e një dreke të lirë  
  • $11 – – kosotoja e një darke të lirë  
  • $9 – Birra