Duel i tretë Wilder – Fury, konfirmohet gjithçka nga ky boksier

Duel i tretë Wilder – Fury, konfirmohet gjithçka nga ky boksier

Deontay Wilder ka bërë të ditur se do të kërkojë meç të tretë me Tyson Fury.

Këtë të shtunë, në ‘MGM Grand’ të Las Vegasit, Fury e mposhti Wilderin me nokaut teknik (TKO) në rund të shtatë, duke i marrë titullin e WBC-së në peshat e rënda, transmeton Insporti

Ndeshja e tyre në dhjetor të 2018-ës ishte mbyllur në barazim, ndërsa Fury arriti ta fitojë rimeçin e shumëpritur, më shumë se një vit më vonë.

Por, duket se do të ketë një meç të tretë. Kjo pasi Wilderi do të aktivizojë klauzolën e rimeçit, për t’u përballur sërish me Furyn.

Këtë vendim për të aktivizuar klauzolën e rimeçit, boksieri amerikan 34-vjeçar e ka bërë të ditur për The Athletic, përcjell Insporti, duke shtuar se ishte kostumi i rëndë që e kishte veshur para meçit, ai që ndikoi në performancën e tij, pasi i kishte lodhur këmbët.